Loading…

Kancelari Sholz merr urime nga shumë liderë botërorë

  • 09/12/2021 | 11:56

Kancelari Sholz merr urime nga shumë liderë botërorë

Kancelari i ri gjerman Olaf Scholz ka marrë urime nga shumë vende të botës pas zgjedhjes në këtë post. Urimet vijnë, BE, Franca, Kina, Rusia.


Komisionerja e Bashkimit Evropian Ursula von der Leyen (nga partia CDU që tani në Gjermani është në opozitë) e uroi kancelarin e ri gjerman Olaf Scholz për zgjedhjen në këtë post dhe tha se ajo së bashku me kancelarin e ri dëshiron të angazhohet për një “Evropë të fortë”. Von der Leyen shkroi në Twitter se ajo mezi pret “bashkëpunim të mëtejshëm në mirëbesim të plotë për një Evropë të fortë”.

Vizita e parë në Francë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka uruar kancelarin e ri federal Olaf Scholz për zgjedhjen e tij. “Kapitullin e ri do ta shkruajmë së bashku. Për francezët, për gjermanët, për evropianët”, shkroi Macron në Twitter. “Shihemi të premten!”, shtoi ai.

Scholz dhe Macron
Kancelari i ri Scholz pritet për drekë në Pallatin Elysée ditën e premte, që do të jetë edhe vizita e parë e tij jashtë vendit, pas marrjes së detyrës.

Urimet nga Kina dhe Rusia

Presidenti dhe kryeministri i Kinës poashtu e urojnë Scholzin për zgjedhjen në këtë post. Kreu i shtetit dhe lideri i partisë kineze Xi Jinping dhe kryeministri Li Keqiang kanë telefonuar me kanclarin e ri dhe i kanë uruar zgjedhjen në Bundestag. Televizioni shtetëror i Kinës bën të ditur se presidenti i Kinës u shpreh në favor të zgjerimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve mes dy vendeve me qëllim ngritjen e marrëdhënieve “në një nivel të ri”. Xi Jinping i përshkroi Kinën dhe Gjermaninë si “partnere strategjike gjithëpërfshirëse”.

Olaf Scholz dhe Xi Jinping
Presidenti citohet të ketë thënë se ata të dy e kanë trajtuar njëri-tjetrin me respekt të ndërsjellë gjatë viteve dhe kanë kërkuar gjuhën e përbashkët, ndërsa dallimet janë tejkaluar.

Ndërsa presidenti i Rusisë Vladimir Putin synon “marrëdhënie konstruktive” me qeverinë e re gjermane dhe kancelarin Olaf Scholz. “Ne po llogarisim në vazhdimësinë dhe në marrëdhëniet konstruktive midis presidentit dhe kancelarit të ri”, u shpreh zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Orban nuk sheh përmirësim

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, sheh në këtë moment “një humnerë të thellë” në raportet mes Gjermanisë dhe Hungarisë. Ai mendon se kështu do të mbetet edhe pas ardhjes së kancelarit të ri Olaf Scholz. “Qeveria e re e majtë-liberale po përpiqet të largohet nga Evropa e atdhedashurisë që ishte në kohën e Kohlit, drejt një politike të ndikuar nga gjermanët, me mirëkuptim ndaj migrantëve dhe gjinive të ndryshme, të diktuar nga Brukseli. Këtu ne nuk jemi më krah për krah,” shkroi Orban dhe pohon: “Uniteti ynë u prish edhe me krizën e migracionit të vitit 2015”. DW

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë