Loading…

Kancelari Scholz në Moskë, ish-Kancelari Schroeder në Gazprom

  • 15/02/2022 | 17:39

Kancelari Scholz në Moskë, ish-Kancelari Schroeder në Gazprom

Kancelari gjerman Olaf Scholz u takua me presidentin rus Vladimir Putin të martën në Moskë në një moment të vështirë për liderin e një kombi perëndimor ende të varur nga gazi rus. Pozicioni i kancelarit të ri nuk ndihmohet nga një kancelar i vjetër, Gerhard Schroeder, marrëdhëniet fitimprurëse të biznesit me Rusinë të të cilit po acarojnë gjermanët dhe po komprometojnë udhëheqësin e tyre, transmeton Gazeta Metro.


Në fillim të këtij muaji, gjatë një vizite në Washington, kancelari gjerman Olaf Scholz u pyet nga gazetari i CNN, Jake Tapper, për ish-kancelarin Gerhard Schroeder, i cili u emërua në janar për t’iu bashkuar bordit të gjigantit rus të energjisë Gazprom.

Scholz e ndërpreu menjëherë pyetjen, duke u përgjigjur me një buzëqeshje të shtirur: “Ai nuk po punon për qeverinë. Ai nuk është qeveria. Unë jam kancelar tani”.

Për pyetjen reagoi edhe Der Spiegel, duke thënë: “Thuajse dukej sikur kishte nevojë për sqarime se kush është lideri politik i Gjermanisë. Ishte një moment i pakëndshëm,” vuri në dukje revista.

Prestigjiozja gjermane ishte e shpejtë për të shfrytëzura momentin, duke thënë se Gjermania ka jë problem rus, duke iu referuar afërsisë së shtuar të Gjermanisë me shtetin autoritar.

Ndër të tjera, Der Spiegel thotë se Gjermania nuk po tregohet e fortë në qëndrimin e saj rreth krizës në Ukrainë, sepse problemi është kryesisht produkt i partisë së kancelarit Olaf Scholz, më saktësisht raportet e ndërtuara mës Putin e Schroeder, shkruan France 24.

Madje Schroeder e kritikoi ashpër edhe Kryediplomaten e Gjermanisë, Annalena Baerbock, që vizitoi fillimisht Kievin e pastaj Moskën, duke e quajtur ‘provokim’.

Edhe ish-presidenti Bush ishte ankuar në kancelarin Schroeder, duke e cilësuar periudhën sa ai ishte në kancelari, si më të vështirën në marrëdhëniet gjermano-amerikane të pas Luftës së Dytë.

Kur Scholz mori detyrën më 8 dhjetor 2021, gjermanët e dinin se kancelari i tyre i ri kishte për të zëvendësuar një figurë të madhe të politikës gjermane dhe jo vetëm. Megjithatë, ata nuk parashikuan që një kancelar që la detyrën më shumë se 15 vjet më parë do të mbizotëronte në titujt kryesorë të mediave. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë