Loading…

Kancelari austriak: Mafia serbe nuk njeh kufij, bashkëpunon me terroristët

  • 25/06/2022 | 17:56

Kancelari austriak: Mafia serbe nuk njeh kufij, bashkëpunon me terroristët

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, në një konferencë të përbashkët me kryeministri shqiptar Edi Rama, renditi pikat pse Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e BE-së sa më parë.


Ai foli për krimin në këtë rajon, veçanërisht për atë serb, deri te historia, ku përmendi edhe luftën ndaj Perandorisë Osmane.

“Është çështje sigurie që vendet e Ballkanit perëndimor t’i kemi më afër. Një prej grupeve më të rrezikshme, është krimi i organizuar në Serbi, i cili nuk njeh asnjë përkatësi etnike kur vjen puna të krimi. Ata bashkëpunojnë me terroristët. E kemi parë edhe me sytë tanë këtu gjatë sulmeve terroriste që armët kishin ardhur nga ish-Jugosllavia. Ne duhet t’i besojmë njëri-tjetrit në mënyrë që të shkatërrojmë këto grupe.

Arsyeja tjetër, sipas Nehammer, është kultura, diversiteti që Austria ka me këto vende.

“Argumenti më kryesor është historia. Sa absurde është që një kancelar austriak nuk do të qëndronte pranë Shqipërisë në rrugën e integrimit. Ne e kemi njohur pavarësinë e Shqipërisë, kjo lidhet me vitin 1912, me Luftën e Parë Botërore, Luftën e Dytë, Luftën e Ftohtë. Lidhja që vjen nga historia. Gjithmonë kemi qenë aleatë edhe në luftën ndaj portave të Vjenës. Historia e Austrisë karakterizohet nga përjetimi i uljeve dhe ngritjeve, kemi parë ulje dhe ngritje. Për gabimet kemi marrë përgjegjësitë, por ne jemi të përgjegjshëm. Lidhur me Serbinë, po përpiqem të flasë në nivel të lartë. Ka shumë sfida që duhen trajtuar, sidomos me konfliktet teknike. Edhe këtu Austria mund të ndihmojë”, tha kancelari austriak.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë