Katër herë kampioni i Formula 1, piloti gjerman Sebastien Vettel, i ra ndër mend që të kritikojë mihjen për gaz dhe rërë bitumen në Kanada si një krim, pikërisht kur pritet të mbahet Gran Prix në Kanada. Reagimi ndaj deklaratës së tij ishte i pritur, me zemërim dhe mjaft sarkazëm ndaj një piloti që garon me logon në helmetë të kompanisë Aramco, prodhuesi më i madh i naftës në botë, transmeton Gazeta Metro.
Piloti 34 vjeçar gjerman i F1 doli me një bluzë me parullë “ndaloni mihjen me rërës të katranit” që përmbante një fotografi të tubacionit dhe në vazhdim kishte të shtuar edhe “Krimi klimatik i Kanadasë”.
F1 driver Sebastian Vettel says the oilsands industry in Alberta is a “crime”, after he wore a shirt protesting the industry ahead of the Canadian Grand Prix in Montreal. Video from Formula Centric. pic.twitter.com/A44Oj7KeYZ
— Tom Ross (@Tommy_Slick) June 17, 2022
Reagimet ishin të pritura për Vettel, si një njeri që ka profesion të vozitet rrotull në makina multimilionëshe që përpijnë cisterna derivate nga fosilet para mijëra njerëzve por në hotel shkon pas gare me biçikletë për të ruajtur mjedisin. Vettel madje kishte këmbëngulur në konferencë për shtyp për deklaratën e tij.
Nuk iu ka shpëtuar aspak fakti kritikëve se në helmetën e tij të garës reklamohet hiq më pak se Aramco, kompania prodhuese më e madhe e derivateve të naftës në botë.
Formula One racing, a sport that relies on fossil fuels for pure entertainment, has admitted to its carbon footprint and indicated steps to reach net zero, bravo. That doesn’t change that fact that its current carbon emissions amount to 256,000 tonnes CO2 per season.
— Canadian Energy Centre (@CDNEnergyCentre) June 17, 2022
Qendra kanadeze për energji nuk e pranoi kritikën e vozitësit dhe akuzën për krim të vozitësit aq lehtë dhe ia ktheu me një varg të gjatë postimesh publike të sqarimeve dhe dokumenteve.
“Piloti i F1 Sebastian Vettell e dëshmoi injorancën e tij për industrinë e naftës në Alberta para garës së fundjavës në Montreal Grand Prix, duke e quajtur këtë një krim. Pa të diskutojmë njëherë këtë hipokrizi në rritje dhe t’iu hapim sytë Vettel për arritjet e Kanadasë: Garat e Formula 1, një sport që varet nga derivatet e fosileve për argëtim, është zotuar se do të ulë emetimet e karbonit në zero, mirë fort. Kjo nuk e ndryshon faktin se emetimet e karbonit tani janë gjithsej 256 mijë ton të dioksid karboni në sezon”./gazetametro.net