Loading…

Kamioni shtyp një fëmijë 15 muajsh në Prizren

  • 07/06/2017 | 08:35

Kamioni shtyp një fëmijë 15 muajsh në Prizren

Dje rreth orës 11:45 në fshatin Zaplluzhë ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë ka mbetur i vdekur një fëmijë 15 muajsh, njofton Policia rajonale e Prizrenit.


Hetuesit e Trafikut Rajonal nga Prizreni, në prani edhe të prokurorit të shtetit, kanë sqaruar rrethanat e vdekjes së fëmijës, shkruan gazetametro.net.

thuhet se gjatë lëvizjes mbrapa me kamion, shoferi ka qenë i pakujdesshëm dhe e ka shkelur një fëmijë rreth 15 muajsh që po lëvizte në rrugë në përcjellje të një fëmije tjetër.

Shoferi është arrestuar dhe po mbahet në objektet mbajtëse të policisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Mjeku i shtëpisë së shëndetit e ka konstatuar vdekjen, ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë