Një aksident rrugor është shënuar në Rrugën e Kombit.
Një kamion i cili dyshohet se ka qenë duke udhëtuar tej normave të lejuara të shpejtësisë, ka përplasur nga mbrapa një makinë.
Si pasojë ka mbetur i plagosur një prej tre personave që udhëtonin në makinën e vogël.
Njëri nga ta është transportuar me urgjencë për në spitalin e Tiranës për shkak se ka nevojë për ndërhyrje.
Përplasja ndodhi në fshatin Skuraj, ndërkohë që mësohet se kamioni që ka shkaktuar aksidentin ishte me targa të Kosovës.