Loading…

Kamioni ishte pa kontroll teknik: Arrestohet shefi i shoferit të aksidentit në Gjilan

  • 09/03/2019 | 12:52

Kamioni ishte pa kontroll teknik: Arrestohet shefi i shoferit të aksidentit në Gjilan

Lidhur me aksidentin e tmerrshëm që ndodhi në Gjilan të enjten, ku mbeti i vdekur Qerim Çoçaj, është arrestuar pronari i firmës së cilës i përkiste kamioni i përfshirë në aksident.


Ai arrestohet me dyshimin se automjetit transportues nuk i ka punuar sistemi i frenimit dhe i njëjti nuk është i regjistruar dhe nuk posedon në kontroll teknike.

I dyshuari pas interivistimit me vendim të Prokurori, dërgohet në qendrën e mbajtjes.

“Rr. “Idriz Seferi”, Sheshi “Rexhep Mala, Nuhi Berisha”,  Gjilan 07.03.2019-14:00. Lidhur me aksidentin e ndodhur në datën dhe kohën e lartë shënuar është arrestuar i dyshuari  mashkull K/Shqiptar,  pronar i  firmës  së cilës i përkiste kamioni i përfshirë në aksident,  me  dyshimin se automjetit  transportues  nuk i ka punuar sistemi i frenimit dhe i njëjti nuk është i regjistruar dhe nuk posedon kontroll teknike.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes”, njofton Policia në raportin 24 orësh.

Ndryshe, kamioni transportues ishte në shpejtësi të madhe dhe ka goditur gjithçka para vetes, duke shkaktuar aksident zinxhiror dhe shumë dëme në qytet.

Nga goditjet e kamionit ka mbetur i vdekur një person, dhe mbi 20 të tjerë kanë marrë lëndime. Disa prej të lënduarve po trajtohen në Spitalin Rajonal të Gjilanit, e disa të tjerë të cilët janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, janë dërguar në QKUK.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë