Loading…

Kamioni godet një këmbësor në rrugën B

  • 18/11/2020 | 14:31

Kamioni godet një këmbësor në rrugën B

Një këmbësor është goditur nga një kamion mesditën e sotme, rreth orës 12, në rrugën B në Prishtinë.


Lajmin e kanë konfirmuar nga zyra e mediave e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, në përgjigjen e të cilës thuhet se i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 12:00, në rrugën B në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti (kamion transportues) dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit rrugor lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë