Loading…

Kamera e aksionit GoPro Hero 6 vjen këtë vit

  • 04/02/2017 | 10:47

Kamera e aksionit GoPro Hero 6 vjen këtë vit

Nëse keni ndjekur nga afër GoPro-n duhet ta keni të qartë arsyen pse kompania publikoi një raport financiar dëshpërues me një humbje prej 116 milion dollar.


Kompania pati probleme prodhimi me Hero 5 dhe tërhoqi nga tregu dronin Karma për ta rikthyer vetëm ditën e djeshme pas një mekanizimi problematik në bateri.

Tashmë kompania ka mbyllur zyrtat dhe divizionin e argëtimit me qëllim që ti rikthehet fitimit në 2017-ën. Sigurisht konsumatorët duan të dinë se çfarë paisjesh të reja do të vinë këtë vit?

Shefi ekzekutiv Nick Woodman nuk dha detaje specifike por konfirmoi se Hero 6 do të mbërrijë këtë vit. Për shkak të problemeve të vitit të kaluar, pati spekulime se kjo kamër aksioni do të shtyhej për dy vite.

Vizioni i një kamere sferike GoPro është ajo për të cilin Woodmon foli gjatë një interviste me Engadget.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë