Një person nga Kamenica është arrestuar pasi dyshohet se kishte dhunuar një vajzë të mitur, shtetase e Serbisë, shkruan Gazeta Metro.
Në raportin e policisë, thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
‘’ Kamenicë 14.06.2021 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka dhunuar viktimën femër shtetase e Serbisë (e mitur). Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.’’/gazetametro.net