Loading…

Kamberi kandidat i LDK’së për kryetar të Mitrovicës

  • 01/05/2017 | 11:07

Kamberi kandidat i LDK’së për kryetar të Mitrovicës

Safet Kamberi do të jetë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës së Jugut.


Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosova vet Kamberi i cili ka thënë se ka marrë mbështetjen e degës në Mitrovicë deri sa përkrahjen nga qendra pritet ta marrë të shtunën kur LDK shënon 27 vjetorin e themelimit të në këtë qytet, njofton Klan Kosova.

Në po të njejtën ditë Kamberi edhe do ta zyrtarizojë kandidaturën e tij. Ai ka thënë se në Mitrovicë gara më e fortë do të jetë mes LDK-së dhe PDK-së e cila mund të garojë me ish kryetarin Avni Kastrati.

Kamberi ka shtuar se nga kryrtari aktual Agim Bahtiri i cili do të kandidojë për kryetar, nuk e ndjenë konkurrencën.

Safet Kamberi aktualisht është zëvendësministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale ndëraq deri para pak muajsh ka qenë nënkryetar i Mitrovicës deri sa AKR po bashkëqeveriste me LDK-në.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë