Loading…

‘Kam tradhtuar’: Habit ish-konkurrenti i Big Brother VIP

  • 26/02/2022 | 18:00

‘Kam tradhtuar’: Habit ish-konkurrenti i Big Brother VIP

Valon Shehu është këngëtari i njohur, i cili së fundmi është përfolur shumë për shkak të pjesëmarrje së tij në “Big Brother VIP Albania”, edhe pse rrugëtimi i tij nuk zgjati shumë, shkruan Gazeta Metro.


Së fundmi, Valoni ka ndarë disa detaje për jetën e tij private, ku si gjithmonë habit me deklaratat e tij.

Gjatë një interviste për “Prive”, ai ka rrëfyer se nuk është trathtuar ndonjëherë, teksa pohoi që ka trathtuar disa herë partneret e tij gjatë një lidhje.

Ndërkohë, një nga gjërat që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë edhe deklarata e tij që do të martohet “së shpejti”, edhe pse ai ende nuk ka ndarë me publikun nëse ka ndonjë person zemre.

Lidhur me “Big Brother VIP”, Valoni tha se beson që Iliri e meriton fitoren, ndërkohë që, i pyetur për banoren më seksi sipas tij, ai ka thënë emrin e Beniadës.

PJESË NGA INTERVISTA

A e meritonte Iliri fitoren?

Valon Shehu: Po, prej fillimit kam qenë me Ilirin

Sa herë je tradhtuar?

Valon Shehu: Me sa di unë asnjëherë, nëse nuk e kam marrë vesh

Ti sa herë ke tradhtuar?

Valon Shehu: Disa herë

Kur do martohesh?

Valon Shehu: Së shpejti

A je i lumtur?

Valon Shehu: Disa ditë po, disa ditë jo

Cila prej banoreve të BBV ishte më e mira?

Valon Shehu: Beniada

/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë