Loading…

“Kam prova për të shkatërruar jetën”: Ç’po ndodh mes Robert Berishës e Jessica Kadiut, modelja e kërcënon

  • 21/11/2020 | 21:42

“Kam prova për të shkatërruar jetën”: Ç’po ndodh mes Robert Berishës e Jessica Kadiut, modelja e kërcënon

Robert Berisha vazhdon të mohojë lidhje me modelen e Instagram-it, Jessica Kadiun pavarësisht deklaratave të saj se kanë qenë në një romancë dhe se “ka prova mjaftueshëm për t’ia shkatërruar jetën”.


Gjatë një interviste së fundmi, këngëtari u shpreh se nuk e di çfarë ka dashur të thotë Jessica Kadiu me këto deklarata, duke ritheksuar se mes tyre ka pasur vetëm shoqëri.

Ndërsa shtoi se nuk po e beson dot që ka ardhur dita “që femrat të thonë kam qenë i lidhur me një mashkull dhe ai të mos e pranojë”.

“Më përpara, djemtë nxirrnin fjalë për vajzat pa ndodhur asgjë mes tyre, por që të vijë dita të flasin femrat dhe mashkulli të mos pranojë. Jam djalë i shoqërueshëm dhe rri me shumë femra.

Është vajzë e mirë, e mençur që jeton jashtë, kemi pasur shoqëri por asgjë më shumë. Kur të bëj lidhje serioze, do e marrin vesh të gjithë. Nuk është turp të kesh një femër, një lidhje.

Vajzat e reja preken, pse ky thotë kështu. Nuk kam nevojë të tregoj gjë për jetën time private. Nuk po gënjej dhe nuk po fsheh gjë, s’kam bërë ndonjë gjë të keqe. Kur të jem me një femër, do e them. Nuk e di çfarë ka dashur të thotë me ato postime,”- u shpreh Robert Berisha i ftuar në “Expres Rozë”.

Jessica Kadiu ka deklaruar se nuk ka gënjyer asnjëherë, sado që Robert Berisha e mohon se kanë në një marrëdhënie.

Ajo tha se i ka dhënë fund lidhjes me këngëtarin për shumë arsye dhe është e lumtur për vendimin që ka marrë.

Ndërsa theksoi se “nuk do lejojë kurrë që ky njeri ta bëjë të duket si e çmendur dhe të thotë se ka gënjyer për lidhjen e të që ai të duket mirë për publikun”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë