Loading…

Kaloi 6 javë si punëtor në një fabrikë të iPhone në Kinë, ja çfarë pa atje

  • 21/04/2017 | 16:09

Kaloi 6 javë si punëtor në një fabrikë të iPhone në Kinë, ja çfarë pa atje

Dejian Zeng kaloi 12 orë në ditë duke lidhur vetëm një pjesë brenda Phone. Si pjesë e projektit të tij të verës, studenti i New York University u paraqit si punëtor për 6 javë në fabrikën Pegatron në Shangai.


Mediat amerikane shkruajnë se ai jetoi në në një konvikt me 7 njerëz të tjerë dhe mori përvojën e asaj që vërtet në bërjen e pajisjes më popullore të mobile, përcjellë gazetametro.net

Imagjinoni të shkoni çdo natë në ora 19:30 dhe të kaloni 12 orët e ardhshme, duke edhe kohën e ushqimit dhe dhe pushimet, brenda një fabrike ku puna juaj e vetme është të futni një pajisje të vetme në pjesën e prapme të një telefoni, duke përsëritur të njejtën punë pandërprerë vazhdimisht.

Gjatë ditës, ju fleni në një dhomë të përbashkët, dhe në mbrëmje, ju zgjoheni dhe të filloni sërish nga e para.

Kjo është rutina që përjetoi Dejian Zeng kur kaloi gjashtë javë në një fabrikë të iPhone pranë Shangait, në Kinë, verën e kaluar. Dhe është e ngjashme me atë që e bëjnë qindra mijëra punëtorë në Kinë dhe në ekonomitë e tjera në zhvillim, ndërsa mbledhin pajisjet që fuqizojnë ekonominë dixhitale.

Ndryshe nga shumë prej këtyre punëtorëve, Zeng nuk kishte nevojë të bënte këtë punë për të fituar jetesën. Ai ishte një student dhe punoi atje vetëm për të përjetuar nga afër atë që përjetojnë qindra mijëra njerëz në ato vende.

Për këtë punë ai u pagua rreth 450 dollarë në muaj.

Ashtu si shumë kompani të teknologjisë, Apple bën gati të gjithë kompjuterët dhe telefonat e saj në Kinë.

Kjo ka bërë që kohët e fundit kjo temë të bëhet çështje politike e diskutueshme, me presidentin Donald Trump i cili bëri thirrje që Apple të sjellë prodhimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në të njëjtën kohë, prodhimi në vende të huaja i Apple ka qenë prej kohësh në objektiv të kritikave nga disa grupe që tregojnë për orët e punës dhe pagat e ulëta.

Duke u nisur nga kostoja e prodhimit të iPhone në Kinë, studenti i NYU, beson se nuk do të ndodhë kurrë që Apple të kthejë prodhimet e produkteve të saj në SHBA. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë