Loading…

Kajtazi: Sveçla ka aktakuzë për huliganizëm, sot duhej të ishte në gjykatë

  • 29/03/2023 | 22:08

Kajtazi: Sveçla ka aktakuzë për huliganizëm, sot duhej të ishte në gjykatë

Analisti politik, Vehbi Kajtazi, është shprehur se sot është dashur që Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të jetë në gjykatë e të japë llogari për vepër penale të huliganizmit.


Kajtazi e cilësoi Sveçlën si një huligan me aktakuzë, i cili sipas tij, refuzon t’i përgjigjet drejtësisë dhe në t njëjtën kohë mundohet të bëjë rend e ligj.

“Sot ka ministre të Qeverisë Kurti për vepër penale, e që është Rozeta Hajdari. S’ka më standard që zyrtarët e lartë të shtetit nuk duhet të kenë procedura penale derisa ushtrojnë funksione të rëndësishme publike dhe ku ka funksion më të rëndësishëm sesa ministrja e Drejtësisë dhe ministri i Punëve të Brendshme”, është shprehur Kajtazi në Rubikon.

Tutje, ai tha se prëj ditës që është votuar në kuvend Ligji për KPK-në, është ditur që është ligj anti-kushtetues.

Kujtojmë se sot është mbajtur seanca gjyqësore ndaj ministrit Sveçla, anëtarëve e ish-anëtarëve të VV-së pasi të njëjtit dyshohet se hodhën mjete të forta në drejtim të policisë, duke i lënduar ata në protestat e vitit 2013.

Ministri i Punëve të Brendshme  tha se mospjesëmarrjen në këtë seancë e kishte arsyetuar me angazhime urgjente. Por, një gjë të tillë nuk e kanë bërë disa ish-partiakë të Sveçlës.

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë