Gazetari, Vehbi Kajtazi duke folur për ngjarjet në veri, ka kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla si dhe Qeverinë Kurti, që sipas tij po e përkeqëson situatën në veri, shkruan Gazeta Metro.
Sipas Kajtazit sot Sveçla është për keqardhje dhe krejtësisht jo profesionist.
“Për keqardhje, totalisht jo profesionit. Vetëm prokuroria mund te klasifikoje nëse janë veprime terroriste”, tha Kajtazi.
Ai tutje pyeti se përse nuk po i arreston Sveçla këta persona meqë e din se kush janë këta ‘kriminel’. Dhe se këto veprime të Kurtit në Veri të vendit vetëm po e përkeqëson situatën.
“Pse s’po i arreston ata persona nëse e din kush janë ata. Kemi mbetur në një situatë ku të gjitha këto veprime që po i ndërmerr qeveria Kurti, po e përkeqëson situatën në Veri. Kemi arritur në një situatë ku Republika jonë sfidohet në një pjesë të vendit”, tha tutje
Kajtazi tha tutje se zgjedhjet në veri nuk do të mund të mbahen për arsye të sigurisë dhe se Lista Serbe nuk është pjesëmarrëse në to./gazetametro.net