Analisti Vehbi Kajtazi ka komentuar kandidaturën e LDK-së në Podujevë e veçanërisht ‘përçarjet’ e LDK-së brenda komunës.
Sipas Kajtazit, Podujevën, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka humbur dhe nuk do të mund ta kthejnë.
“Mënyra për me zgjedh problemin, është mënyra e gabuar. Podujevën nuk keni me mund me kthy. Në këtë mënyrë absolutisht Podujevën e keni rihumb me vendimin e djeshëm sepse keni shkaktu një përçarje të madhe në basionin e dikurshëm të LDK-së”.
“Struktura qëndrore po e shkarkon një kryetar dege i cili ka dalë nga një kuvend lokal i asaj dege. Pra, ju ia keni marrë kompetencat, ia keni mohu vullnetin të gjithë atyre njerëzve që e kanë votu Veliun”, tha Kajtazi.
Lidhja Demokratike e Kosovës do kandidojë me Ekrem Hysenin në Podujevë.