Loading…

Kajtazi ia uron punësimin e nipit Besnik Bislimit: Edhe arsimin jeni t’u e çkap

  • 02/06/2021 | 10:43

Kajtazi ia uron punësimin e nipit Besnik Bislimit: Edhe arsimin jeni t’u e çkap

Gazetari Vehbi Kajtazi, ka reaguar rreth punësimit të nipi të zv/kryeministrit Besnik Bislimi, pasi quajti Insajderin pseudoportal gjatë komisionit për Integrime Evropian, pasi u pyet nga deputetja e PDK’së Blerta Deliu, shkruan Gazeta Metro.


Bislimi tha se ai nuk është nipi i tij, dhe nuk e ka punësuar.

“Te rasti i z.Gëzim Tosumi që ju deklaroni se kam ngritur dorën, pyetja juaj është a e keni ngritur dorën për nipin e juaj, a jeni ju dakord që nipi juaj të ulet afër jush? A është në rregull që nipi juaj është ulur afër jush në parlament? Gëzim Tosumin nuk e kam unë nip, e kam dorëzuar ankesën time ndaj “pseudoportalit Insajderi”. Unë nuk e kam nip Gëzim Tosumin. Për atë ju pyeta juve për nipin e juaj”, tha ai, derisa, Deliu e ka quajtur këtë deklaratë të zëvendëkryeministrit “shpërfaqje të arrogancës”.

Në lidhje me këtë ka reaguar gazetari Kajtazi, duke i uruar Bislimit punësimin e nipit.

“Besnik Bislimi, Insajderi mund te jete pseudo portal, ama forte po ju dhemb. Urime punesimi i nipit ne Agjenci te Akreditimit. Edhe arsimin jeni t’u e çkape”, ka shkruar Kajtazi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë