Loading…

Kajtazi i reagon ashpër Trendafiloves: Mos rrej, Specialja s’mund të shqiptojë dënime mbi 15 vjet

  • 29/11/2023 | 19:24

Kajtazi i reagon ashpër Trendafiloves: Mos rrej, Specialja s’mund të shqiptojë dënime mbi 15 vjet

Gazetari Vehbi Kajtazi, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, e cila ka thënë se Gjykata Speciale mund të shqiptojë edhe dënime me burgim të përjetshëm, duke e cilësuar këtë gjë si turp dhe rren, shkruan Gazeta Metro.


Këtë Kajtazi e ka thënë në Facebook, ku ka shtuar se Specialja me Kushtetutën e Kosovës dhe konventat ndërkombëtare nuk mund te shqiptojë dënime mbi 15 vjet burgim.

“Cfare turpi. Cfare rrene. Specialja me Kushtetuten tone dhe konventat nderkombetare nuk mund te shqiptoje denime mbi 15 vjet burgim. Sepse me rastin e shqiptimit te denimit aplikohet kodi penal me i favorshem per te akuzuarin. Krimet qe pretendohen se jane kryet nga njerezit e UÇK-se kane ndodhur ne vitet 1998, 1999 dhe 2000. Aso kohe ne fuqi ka qene Kodi i Procedures Penale te Jugosllavise i cili ka parashikuar denim maksimal 15 vjet. Prandaj, mos rrej. Perndryshe ne vendin tend e keni knaq drejtesine!”, ka thënë Kajtazi në reagimin e tij. /gazetametro.net

 

 

Specialja mund të shqiptojë edhe dënime me burgim të përjetshëm, thotë Trendafilova

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë