Loading…

Kajtazi: Astrit Dehari është vetëvrarë

  • 26/01/2017 | 21:20

Kajtazi: Astrit Dehari është vetëvrarë

Shteti nuk kishte arsye ta vrasë Astrit Deharin. Interesi shtetëror sipas gazetarit Vehbi Kajtazi ishte pikërisht e kundërta, ta nxjerrë atë para drejtësisë.


“Në rastin konkret e para e punës nuk e shoh që shteti ka pas motiv për me vra Astrit Deharin. Nuk ka qenë figura qendrore siç është Dardan Molliqaj. Shteti, ky çfarë është ka pas interesim me nxjerr para drejtësisë ashtu si Frashër Krasniqin dhe të tjerët”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.

Kajtazi beson se rasti nuk ka të bëjë me vrasje.

“Hetimi që ka dalë në këtë rast sado që kemi dyshime, është kryer në këtë vend dhe ka dalë se kemi të bëjmë më vetëvrasje. Unë besoj që është vetëvrasje dhe nuk besoj që kemi të bëjmë këtu me vrasje”, ka thënë ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë