Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ish kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka uruar të gjitha gratë duke lartësuar rolin e tyre në çdo sferë të jetës, shkruan Gazeta Metro.
Veseli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se përulemi ndaj grave të cilat kanë luftuar për liri, dhe të cilat kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për të ruajtuar identitetin kombëtar.
”Për 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Grave, urime për të gjitha nënat, motrat e vajzat tona. Në këtë ditë, lartësojmë rolin vendimtar të grave në shoqëri; jo vetëm si nëna që edukojnë brezat e ardhshëm, por edhe si protagoniste në çdo sferë të jetës.
Përulemi ndaj të gjitha grave që kanë luftuar për liri dhe që kanë bartur mbi supe një pjesë të përpjekjes së popullit tonë për të ruajtur identitetin kombëtar dhe për të fituar të drejtat e veta.
Duke ua uruar këtë festë, ritheksoj zotimin tim për t’u angazhuar në fuqizimin politik, ekonomik dhe social të grave në mënyrë që gratë të marrin vendin e merituar në shoqërinë kosovare”, ka shkruar Kadri Veseli./gazetametro.net