Loading…

Kadri Veseli ‘takon’ veten në Drenas (Video)

  • 28/05/2017 | 15:00

Kadri Veseli ‘takon’ veten në Drenas (Video)

I pari i PDK’së u befasua më shumë se ç’kishte pritur në Drenas.


Ai shkoi për fushatë e për të takuar njerëz, e fare nuk i kishte shkuar mendja se mund ta ‘takonte’ edhe veten.

Një piktor nga Drenasi, e kishte paraqitur portretin e Veselit në fletë të bardhë, shkruan gazetametro.net.

Kur e pa, Veseli s’mund ta duronte të qeshurën, dhe u shpreh ‘hajde përhajr’.

Ndryshe, ky portret ishte vizatuar për vizitën e Veselit në Drenas. Atë në Komunën që udhëhiqet nga partia e tij, e shoqëronte kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

Ndryshe, Veseli po vazhdon vizitat nëpër komunat e Kosovës, duke u përgatitur për fushatën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 11 qershor./gazetametro.net

https://www.facebook.com/KKosovaOfficial/videos/1558854134159775/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë