Ani pse janë kundërshtarë politikë dhe e kishin përjetuar mjaft rëndë prishjen e koalicionit vitin e kaluar, Kadri Veseli ka premtuar përkrahje për liderin e LDK’së Isa Mustafa, i cili po ndodhet në Gjermani për shërim.
Veseli ka thënë se ka marrë me shqetësim lajmin për gjendjen e Mustafës, duke premtuar se Kuvendi do t’i ofrojë gjithë ndihmën institucionale, shkruan gazetametro.net.
‘Kuvendi i Kosovës do të ofrojë gjithë ndihmën institucionale për shërimin e z. Mustafa’, ka thënë Veseli.
Ndërkohë, i pari i Kuvendit ka uruar shërim të shpejtë për ish-kryeministrin duke u lutur të kthehet sa më shpejt tek familja dhe në punë.
Ndryshe, Isa Mustafës i është përkeqësuar gjendja kohëve të fundit pas një gripi sezonal, duke bërë kështu që të dërgohet në Gjermani për shërim./gazetametro.net