Loading…

Kadri Veseli kujton masakrën e Srebrenicës

  • 11/07/2017 | 18:37

Kadri Veseli kujton masakrën e Srebrenicës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli ka kujtuar masakrën e Srebrenicës, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka thënë se dita e kësaj masakre do të mbetet ditë kujtimi e e dhimbjes.

“Sot kujtojmë me dhimbje Srebrenicën, e cila, 22 vjet më parë, përjetoi masakrën më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore. Ky gjenocid që tronditi botën mbetet dëshmi se sa e rrezikshme është ideologjia ekstreme nacionaliste. Këtë, populli i Kosovës e di më së miri, sepse ishte viktimë e këtij mentaliteti. Rajonit i duhet ruajtja dhe forcimi i paqes”, ka shkruar Veseli. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë