Loading…

Kadri Veseli kandidat i PAN’it për kryeparlamentar

  • 09/07/2017 | 19:52

Kadri Veseli kandidat i PAN’it për kryeparlamentar

Kadri Veseli do të jetë kandidat i koalicionit PDK-AAK-Nisma për Kryetar të Parlamentit të Kosovës.


Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën bashkërisht kanë vendosur që Veselin ta propozojnë për këtë post, transmeton gazetametro.net.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti, për Televizionin Publik të Kosovës.

“Kandidat për Kryetar të Kuvendit do të jetë sërish Kadri Veseli”, ka thënë Hoti.

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, sipas Kushtetutës, propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjedhet më shumicën e votave të të gjithë deputetëve.

Pra Veselit i nevojiten të paktën 61 vota, të cilat ende nuk dihet nëse koalicioni PAN i ka.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë