Loading…

Kadri Veseli akuzon opozitën se po dëshiron ta bllokojë Kuvendin

  • 20/09/2017 | 13:55

Kadri Veseli akuzon opozitën se po dëshiron ta bllokojë Kuvendin

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka drejtuar gishtin nga opozita duke akuzuar ata se për shkak të konsumin electoral, po synojnë ta bllokojnë punën e Kuvendit, shkruan gazetametro.net.


Ai ka hedhur akuza ndaj opozitës duke thënë se ata shfrytëzuan mungesën e kuorumit në këtë mbledhje të Kryesisë për të bllokuar thirrjen e vazhdimit të seancës së jashtëzakonshme.

‘Opozita e kishte ndarë mendjen ta bllokonte Kuvendin. Mënyra e imponimit për të akuzuar me çdo kusht pozitën, nuk është korrekte, ani pse kuptohet kjo pasi bëhet për konsum elektoral’, ka thënë Veseli.

Mirëpo, ai ka thënë se tentimet për ta bllokuar punën e Kuvendit do të mbësin vetëm të tilla pasi, siç thekson ai, nuk do të ketë bllokadë dhe se shpejtë do të thirret mbledhja e ardhshme.

Megjithkëtë, Veseli ka bërë thirrje që të mos përdoret Kuvendi për fushatë, duke aluduar në fushatën për zgjedhjet lokale që do të nis zyrtarisht nesër.

‘Nuk është mirë që Kuvendi të përdoret për fushatë elektorale’, ka thënë ai.

Ndryshe, opozita lëshoi mbedhjen e Kryesisë së Kuvendit me arsyetimin se Kadri Veseli po ua mohon të drejtën që të thirrin vazhdimit e seancës kurdo që ata dëshirojnë, pasi siç thonë ata, thirrja e seancës nuk mund t’u mohohet deputetëve./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë