Loading…

Kadri Rexhepi zbulon: Rrahim Hashimi e gënjente biznesmenin për takime me Kadri Veselin

  • 23/05/2019 | 20:03

Kadri Rexhepi zbulon: Rrahim Hashimi e gënjente biznesmenin për takime me Kadri Veselin

Kadri Rexhepi që është përfshirë në aferën e fajdeve me grupin e Currit, ka deklaruar se Rrahim Hashimi ka mashtruar biznesmenin Faton Dalladakun se do ta takonte me kryeparlamentarin Kadri Veselin dhe se e kishte dërguar t’i marrë para, transmeton Gazeta Metro.


Rexhepi shpjegon se Rrahim Hashimi fillimisht i kishte mashtruar ata duke i dërguar në Tiranë për të u takuar me Kadri Veselin, por as aty nuk e panë atë.

“Kur kemi mbërri atjë, Rrahimi I ka thënë se Kadri Veseli është duke ardhën ka ana e Elbasanit po kena me u taku me një hotel se di ku, mua më thanë s’ki nevojë me ardhën flej në hotel më thanë baci Kadri, nesrit jam qu nga gjumi edhe i kam thënë Fatonit se a u takove me Kadri Veselin, tha jo more çfarë i kishin dal do punë”, tha Kadriu.

Përpos në Tiranë, Faton Dalladakun e kishte mashtruar Rrahim Hashimi duke e dërguar edhe në Vjenë për një takim me Kadri Veselin.

Atje ai qëndroi për 3 ditë, por nuk e pa kurrë Kadri Veselin.

“Aq janë mashtrues këta sa që e kanë qu edhe ne Vjenë , 3 ditë kanë nejt atje, unë nuk e kam ditë më ka tregu Fatoni, 3 ditë e ka prit Fatoni – Kadri Veselin në Vjenë”, tha Kadriu, duke treguar se si e mashtronte Hashimi biznesmenin nga Ferizaji.

Më poshtë keni një video të përgatitur nga KTV ku mund ta shikoni./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë