Loading…

Kadetët e FSK-së në stërvitje me ushtarët e NATO-s

  • 26/06/2022 | 13:41

Kadetët e FSK-së në stërvitje me ushtarët e NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se kadetët tanë bashkë me kadetët e vendeve të ushtrive të NATO-s, po marrin pjesë në stërvitjen “Kampi Veror 2022”, e cili po mbahet në Maqedoninë Veriore.


Mehaj ka shkruar në Facebook se kjo është një mundësi e shkëlqyer që kadetët tanë, njohuritë dhe shkathtësitë e tyre profesionale t’i zbatojnë në ndërveprueshmëri dhe shpirt ekipor mes trupave shumëkombëshe.

“Gjithashtu, krahas avancimit të aftësive drejtuese dhe manovruese, ata të përmirësojnë teknikat, taktikat dhe procedurat e tyre për luftime sulmuese dhe mbrojtëse, si dhe orientim të suksesshëm në terren të panjohur. Vazhdojmë drejtë sfidave e sukseseve të radhës”, ka shkruar ai në Facebook.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë