Loading…

Kadare në Paris, për librin e tij të fundit

  • 18/01/2017 | 19:24

Kadare në Paris, për librin e tij të fundit

Ambasada e Shqipërisë në Paris dhe Aleanca Franceze organizojnë një takim me Kadarenë me 24 janar në kryeqytetin francez.


Ismail Kadare do të flas librin e tij të fundit “Mëngjeset në Kafe Rostand”. Ky libër është një përmbledhje me kujtime, letra, sinopsise, shënime, portrete. Këto Kadare i ka mbledhur që kur ka ikur nga Shqipëria për në Francë deri në muajt e fundit.

Ideja për të shkruar diçka për kafe ‘Rostand’ më kishte ardhur aq natyrshëm, saqë s’e mbaja mend as kohën, as rrethanat. Ishte një ndjesi midis pendimit dhe mirënjohjes, e ngjashme me atë ndaj shoqes së jetës, që, duke qenë pranë teje në gjithçka, nuk e ke pasur, ose ty të duket se nuk e ke pasur, vëmendjen e duhur. Në këtë kafe kisha shkruar qindra faqe dhe po aq shënime për motive e sinopse, pa u kujtuar asnjëherë për atë vetë, kafenenë”, shkruan Kadare. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë