Ky panair i cili po shënon edicionin e 19-të sivjet bashkon autorë e botues të ndryshëm. Kadare vjen në këtë panair së bashku me tendën e tij nga shtëpia botuese ”Onufri” për t’i paraqitur librat e tij dhe për t’i nënshkruar ato adhuruesit.
Këtë panair e organizon Shoqata e Botuesve Shqiptarë që nga viti 1998. Në hapjen e këtij panairi ditë më parë kryetari i kësaj shoqate Petrit Ymeri, e quajti këtë panair një festë të bukur.
“Panairi i librit është me të vërtetë një festë e bukur e kulturës shqiptare dhe mund të them pa hezitim që është aktiviteti më i madh kulturor që bëhet në Shqipëri. Ky panair do të ketë shumë aktivitete, shumë risi dhe shumë promovime librash. Do të organizohen seminare, konferenca, mbi problemet e përkthimit dhe botimeve në gjuhën shqipe”, tha ai.
Ky panair do të vazhdojë të qëndrojë i hapur deri me 13 nëntor./gazetametro.net