Loading…

Kadare: Ekstremizmi fetar bie ndesh me moralin shqiptar

  • 04/01/2017 | 08:47

Kadare: Ekstremizmi fetar bie ndesh me moralin shqiptar

Shkrimtari Ismail Kadare ka thënë se ekstremizmi fetar është diçka që bie ndesh me moralin historik shqiptar, bie ndesh me një nga shkaqet e mbijetesës së këtij kombi nëpër shekuj. Ndonëse mendon se mund të ketë prirje për të lëkundur themelet e orientimit euroatlantik të shqiptarëve, Kadare nuk beson se kjo do të ndodhë. Të gjitha këto ai i shpalosi në një intervistë ekskluzive për “Zërin”.


Ai beson se shumica e kosovarëve janë kundër ekstremizmit fetar dhe se kjo dukuri nuk do të zhvendosë orientimin e shtetit më të ri evropian pro perëndimit. Shkrimtari i madh Ismail Kadare ka thënë se ekstremizmi fetar është diçka që bie ndesh me moralin historik shqiptar, bie ndesh me një nga shkaqet e mbijetesës së këtij kombi nëpër shekuj.

“Pra harmonia fetare, që shpjegon mosrrëzimin e tij, dhe nuk ka asnjë arsye sot që papritur të ketë një drejtim të kundërt. Unë kam besim se nuk do të ecë kjo mënyrë negative e të trajtuarit të problemin fetar në Kosovë”, ka thënë mes tjerash për “Zërin”, Kadare. Ndonëse mendon se mund të ketë prirje për të lëkundur themelet e orientimit euroatlantik të shqiptarëve, Kadare nuk beson se kjo do të ndodhë. Ai ka folur edhe për pozicionim të Kosovës në raport me bashkësinë ndërkombëtare. Sipas Kadaresë, Kosova do të ekzistojë natyrshëm në këtë botë të re të saj, brenda Evropës.

“Zhvillimi kulturor, ekonomik, afirmativ, kombëtar, do të zhvillohet përmes Evropës, nëpërmjet miqësisë me Evropën, nëpërmjet integrimit në Evropë”, ka thënë mes tjerash ai. Sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale, ai nuk mendon se do ta errësojë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK).

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë