Loading…

Kadaj-Bujupi: Të mbesësh pa thëngjill në vendin që flen mbi të është alarmante

  • 05/04/2017 | 21:44

Kadaj-Bujupi: Të mbesësh pa thëngjill në vendin që flen mbi të është alarmante

Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë që Vetëvendosje ka thirur Interpelancë Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci lidhur me çështjet e ministrisë që ai udhëheq.


“Problemi më i madh është jashtë këtij 15 milionëshi, arsyeja e shqetësimit tonë që kemi ftuar edhe në Interpelancë, ka qenë fakti se rrezikohemi që të mbesim pa thëngjill në muajin maj”.

“Kjo do të thotë se obligohemi për të importuar energji, kush do ta paguajë këtë energji elektrike dhe kjo është shumë alarmante”.

“Me mbet pa thëngjill një vend që flen mbi thëngjill është alarmante prandaj ne kemi thirrur interpelancë”.

Kadaj- Bujupi në emisionin Zona B në Klan Kosova ka thënë se në komisionin për MSA-në evitohet pjesëmarrja e publikut në mënyrë që të mos japin llogari për dështimet e tyre.

“Ka një përpjekje që në çfarëdo forme me e evitu pjesëmarrjen e publikut dhe bërjen publike të këtyre temave, ka vazhdimisht përpjekje që së pari të tallen para këtyre Komisioneve të mbyllura dhe së dyti të mos japin llogari për dështimet e tyre”.

“Kjo është një pyetje që duhet të dëgjohet në publik, ka pasur edhe pyetje të tjera”.

“Ka qenë edhe Ministrja e Drejtësisë dhe ne normalisht që kemi ngritur shqetësimin se çfarë ka ndodhur me vdekjen e Naser Makollit”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë