Loading…

Kadaj-Bujupi: Demarkacioni s’kalon për asnjë çmim

  • 23/02/2017 | 12:14

Kadaj-Bujupi: Demarkacioni s’kalon për asnjë çmim

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi, ka bërë me dije se kjo lëvizje do ta kundërshtojë fuqishëm rikthimin e demarkacionit në Kuvend.


Ajo ka thënë se versioni aktual i demarkacionit me Malin e Zi nuk do të kalojë për asnjë çmim.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Kadaj-Bujupi ka thënë se për çështjen e demarkacionit opozita është e bashkuar dhe, sipas saj, kundërshtimi do të jetë i vendosur dhe i gjithanshëm.

Ajo ka thënë se Çakorri dhe Zhlebi kanë qenë dhe do të mbeten të Kosovës. Kurse Malit të Zi, Kadaj-Bujupi ka theksuar se mund t’ia falin qeveritarët e korruptuar, por jo tokën.

Ajo e ka quajtur politik dhe joprofesional komisionin e ekspertëve për matjen e territorit, duke thënë se qasja e këtij komisioni ka qenë shkel e shko, kurse qëllimi i tij, sipas saj, ka qenë legjitimimi i marrëveshjes, e jo verifikimi i procesit fillestar. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë