Loading…

Kadaj-Bujupi: Demarkacioni rikthen tensionet

  • 20/02/2017 | 23:43

Kadaj-Bujupi: Demarkacioni rikthen tensionet

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj – Bujupi ka thënë se përpjekja për të rikthyer Demarkacionin për ratifikim në Kuvend, pa korrigjuar ashtu siç opozita kërkon, do të rikthente tensione të përgjithshme.

“Çështja e Demarkacionit dhe përpjekja për ta rikthyer, duke mos korrigjuar gabimin e bërë, rrjedhimisht humbjen e tetë mijë hektarëve tokë, sigurisht nuk mund të prodhojë rezultat tjetër përveçse t’i rikthej tensionet brenda dhe jashtë Kuvendit”, ka thënë deputetja Kadaj – Bujupi për Tribuna Channel.

Ajo ka bërë të ditur se janë të vendosur që kjo marrëveshje të mos ratifikohet në asnjë mënyrë duke mos bërë të ditur metodat që do të përdorin për të ndaluar një gjë të tillë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë