Loading…

Kadaj-Bujupi: Deklarimi i këshilltarit të Hoxhajt është i turpshëm

  • 03/04/2017 | 15:36

Kadaj-Bujupi: Deklarimi i këshilltarit të Hoxhajt është i turpshëm

Gjatë ditës së sotme kanë ndodhur disa kundërshtime në mes të deputetes së Vetëvendosjes Donika Kadaj-Bujupi, dhe Ministrit të Jashtëm Enver Hoxhaj, përkatësisht shefit të kabinetit të Hoxhajt, Bashmir Xhemaj.


Kadaj fillimisht deklaroi para gazetarëve se Hoxhaj po këron debatme dyer të mbyllura, dhe si shenjë revolte ajo braktisi mbledhjen ku shefi i diplomacisë kosovare po raportonte në Komisionin Parlamentar për Stabilizim Asociim.

Por, Xhemaj tha diçka krejtësisht ndryshe, ai tha se Kadaj as që e ka braktisur takimin, pasi që e njëjta vetëm ka dalë ka dhënë deklaratën për gazetarët dhe më pas është kthyer dhe e ka ndjekur mbledhjen deri në fund.

Ndërsa, për këtë deklarim Bujupi tha sa se është i turpshëm dhe një shpifje.

“Është e turpshme se si këshilltari i ministrit Hoxhaj, i cili edhe vetë ka qenë gazetar dhe do të duhej ta kishte ndjeshmërinë më të madhe për ish-kolegët e tij, plason shpifje për publikun dhe i del në mbrojtje me aq zell jotransparencës së Kryetarit të Komisionit përkatës”, shkruan ajo, përcjell gazetametro.net

Sipas saj, Xhemaj së paku do të duhej t’i lexonte deklaratat e saj para se të dalë të reagojë kundër tyre.

“Ose mbase edhe i ka lexuar e nuk i ka kuptuar. Apo për më keq, po i shtrembëron e po gënjen haptas. E di që do të donte të mos isha prezente në Komision, por këtë nuk e vendos as ai e as qeveria e tij. Në prononcimin tim, për të cilin ekziston edhe xhirimi, në asnjë moment nuk kam deklaruar se do ta braktisë mbledhjen. Ajo që kam thënë është se mbledhjet duhet të jenë të hapura për mediat dhe të na mundësohet që t’ia shpalosim publikut argumentet tona. Xhirimi e tregon më së miri kush është mashtruesi, ndonëse kjo gjë dihet qëmoti”, përfundoi ajo. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë