Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka kohë që kërkon që Kosova të ketë Ushtri.
Sipas saj, kjo do të duhej të ndodhte përmes ndryshimit të Kushtetutës.
“Ka kohë që Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që të ndodh transformimi dhe Kosova të ketë ushtrinë. Kjo do të duhej të ndodhte përmes Kushteutës së vendit”.
“Krijimi i Ushtrisë ndodh mbi bazën e aktit Sovran – Kushtetutës”.
Kadaj-Bujupi që është e ftuar në Zona e Debatit në Klan Kosova ka thënë se pavarësisht që Lëvizja Vetëvendosje do të donte krijimin e Ushtrisë përmes ndryshimeve kushtetuese, e përkrahë edhe iniciativën e presidentit.
“I kemi përkrahur edhe ndryshimet që janë propozuar përmes një ligj. Kemi mbledhur edhe ekspertë që ky ligj të përmirësohet. Ne jo vetëm që përkrahim këtë ligj, por jemi që ta shtyjmë”.
“Një avancim që po ndodh është i mirëseardhur – edhe pse nuk po bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme. Është pafuqi e partnerëve të koalicionit, që pa Listën Serbe të kemi vetëm një transformim, avancim të rolit të FSK-së”.