Loading…

Kabashi: Kurti është i vetëdijshëm se nuk mund ta vendosë reciprocitetin me Serbinë

  • 25/05/2021 | 23:02

Kabashi: Kurti është i vetëdijshëm se nuk mund ta vendosë reciprocitetin me Serbinë

Analisti politik Bekim Kabashi ka thënë se kryeministri Albin Kurti është i vetëdijshëm se nuk mund ta vendosë reciprocitetin me Serbinë.


“Kurti është i vetëdijshëm se nuk mund ta vendos reciprocitetin sepse i nxjerr telashe të mëdha vetes. Nëse ka vendos Kurti me qeverisë qetë për katër vite, nuk do të bëjë veprime që ia cenojnë stabilitetin e tij vetëm nëse është i interesuar të heq dorë e të mos vazhdojë tutje”, tha Kabashi në Politiko të Kanal 10, shkruan Reporteri.net.

Ai tha se në fund të qeverisjes Kurti 1, ai e vendosi reciprocitetin dhe ia la si ‘patate të nxehtë’ në duar ish-kryeministrit, Avdullah Hotit.

Kabashi tutje u shpreh se Kurti së fundmi duket pak i strukur, gjersa shtoi se do t’i marrë me rezerva tani e tutje ato që thotë kreu i ekzekutivit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë