Loading…

Ka vrarë 88 persona: Ky është vrasësi më i tmershëm në histori

  • 21/09/2019 | 13:18

Ka vrarë 88 persona: Ky është vrasësi më i tmershëm në histori

I njohur si Njeriu ujk, Mikhail Popkov, një polic rus është vrasësi më i tmershëm që ka njohur historia. Ai e ka pranuar se ka vrarë  88 persona të tjerë, shkruan Gazeta Metro.


Një ish-polic rus, i njohur si “Njeriu ujk”, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 22 femrave, është ngarkuar edhe me 60 vrasje të tjera shtesë. Mikhail Popkov, duket se është vrasësi më i rrezikshëm serial në Rusi.

“Ne kemi zbuluar motivet e vërteta të veprimeve Popkov, dhe rrethanat në të cilat ai u bë një vrasës serial”, tha një deklaratë nga Komiteti Hetues i Rajonit Irkutsk , e cila pohoi se policia kishte “rova të pakundërshtueshme.

Hetuesit thonë se kanë intervistuar 900 dëshmitarë, kanë kryer 200 eksperimente mjekësore ligjore, dhe kanë zhvarrosur 20 trupa.

Testimi i zgjeruar psikiatrik në Moskë tregoi se Popkov nuk vuan nga asnjë sëmundje mendore, dhe ishte “plotësisht i vetëdijshëm për veprimet e tij.

Vdekjet e femrave mes moshave 16 dhe 40 vjec me status social rrënjësisht të ndryshëm kanë ndodhur mes viteve 1992 dhe 2007, dhe u zbuluan si rezultat i “vendosjes së komunikimit psikologjik” me vrasësin, i cili pranoi aktet makabre./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë