Loading…

Ka përfunduar Festivali i Teatrove në Ferizaj

  • 31/10/2016 | 19:20

Ka përfunduar Festivali i Teatrove në Ferizaj

Nga 21-28 tetor artdashesit kanë pasur mundësinë të shijojnë shfaqje të ndryshme në teatrin e qytetit “Adriana Abdullahu’’ në qytetin e Ferizajt, i cili tashmë është tradicional.

Këtë vit ky festival shënoi edicionin e 46-të, duke e veçuar ngjarjen si të sukseshme nga viti në vit. Këtë edicion numri i pjesëmarrëseve  ishte shumë më i madh në krahasim me edicionet tjera, si dhe shfaqjet ishin nga më të ndryshmet.

Gjatë këtyre shtatë netëve u shfaqen shfaqje të ndryshme nga të gjitha zhanret, me pjesëmarrje të protagonistëve nga te gjitha trojet shqiptare. Këtë ngjarje e nderuan me pjesëmarrjen e tyre mbi 100 aktorë.

Me përfundimin e shfaqjes u shpërblyen më të mirët nga një juri profesinale ; Petrit Mala, Agim Selimi, Dardana Mehmeti, Besim Uksmajli dhe Haqif Mulliqi, i cili njëkohësisht ishte edhe kryetar jurie.
‘’Një shfaqje teatri me 4 aktorë, me disa derra, me disa lopë, me disa kuaj, me një kryemister, me një milka e me disa inspektorë vendorë e ndërkombtarë’’ me regji  të Blerta Nezirajt  dhe  tekst të Jeton Nezirajt triumfoi në këtë festival, duke rrëmbyer 5 çmimet kryesore, por u ndanë edhe çmime tjera, ku gjithesej ishin 10, ku përfitues ishin sigurisht meritorët.

Këtë festival e organizoi Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Ferizaj, e mbeshtetur  edhe nga Ministria e Kulturës dhe disa donatorë tjerë.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë