Loading…

Ka nisur intervistimi i personave që do të jenë pjesë e Policisë

  • 23/08/2018 | 08:39

Ka nisur intervistimi i personave që do të jenë pjesë e Policisë

Të hënën ka nisur intervistimi i kandidatëve të mundshëm për drejtor të  përgjithshëm të Policisë së Kosovës.


Procesi i intervistimit për rreth 16 kandidatë për të parin e Policisë së Kosovës do të zgjasë deri të shtunën (25 gusht).

Që nga fillimi, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) vazhdimisht ka qenë e mbyllur rreth këtij procesi, duke mos dhënë asnjë detaj të vetëm.

Edhe kësaj here zyrtarë të kësaj Ministrie nuk e kanë parë të arsyeshme të japin çfarëdo përgjigje rreth asaj se deri ku ka arritur ky proces.

E kontaktuar nga “Zëri” zëdhënësja e MPB-së, Rroksana Qarri, u shpreh se pyetjet i janë dërguar personave përgjegjës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë