Ka ndërruar jetë sot në moshën 80 vjeçare aktorja e njohur amerikane Mary Tyler Moore
Aktorja e njohur për rolet e saj në “The Mary Tyler Moore Show” dhe “The Dick Van Dyke Show”. Mary Tyler Moore ishte e nominuar në “Oscar 1980” për aktoren më të mirë në filmin “Ordinary People”, dhe fituese e çmimit “Emmy”.
Aktorja ka lindur me 29 dhjetor të vitit 1936 dhe ka jetuar në Los Angeles. Mary Tyler Moore ka qenë një aktore novatore, producente dhe avokate e pasionuar për Fondacionin e Kërkimeve ‘Juvenile Diabetes’
Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur publicisti i saj për BBC-në. /gazetametro.net