Loading…

“Ka me ju mbyt të gjithëve, e pastaj veten”, gjykata vendos për prizrenasin që sulmoi babanë

  • 08/06/2021 | 16:10

“Ka me ju mbyt të gjithëve, e pastaj veten”, gjykata vendos për prizrenasin që sulmoi babanë

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për një person që e ka kanosur babanë e tij, duke e kërcënuar se do t’i vrasë të gjithë anëtarët e shtëpisë, shkruan Gazeta Metro.


Prizrenasi ka kanosur babanë se do ta privojë nga jeta, dhe në fund edhe veten.

Më poshtë ju sjellim njoftimin e plotë të Gjykatës:

Prizren, 08 qershor 2021 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtari i procedurës – Fidan Hoxha, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 07.06.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 06.07.2021, ndaj të pandehurit A.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: kanosja nga neni 181 par.2 të Kodit Penal të Republikës

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit A.B., kavlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

– Me datë 23 maj, në Prizren, saktësisht në shtëpinë e përbashkët familjare, i pandehuri A.B., për shkak të problemeve psikikë seriozisht e kanosë të dëmtarin- babanë e tij, me fjalë, vepra apo gjeste se do ta privojë nga jeta, në atë mënyrë që si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme, i pandehuri i drejtohet me fjalët kanosëse të dëmtuarit “Kam me ju mbyt të gjithëve në shtëpi, e pastaj veten”, ku më pas i dëmtuari nga frika e lajmëron rastin në polici, me të cilat veprime tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Gjyqtari i procedurës, ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet për caktimin e paraburgimit, çështja penale ndaj të pandehurit është në fazën fillestare të hetimeve, për sqarimin e plotë të rastit duhet të ndërmerren edhe prova tjera si dhe duhet të dëgjohet i dëmtuari të cilin i pandehuri e ka familjar dhe jetojnë në të njëjtën shtëpi, po ashtu duhet të dëgjohet edhe dëshmitarja, po ashtu duhet të urdhërohet edhe ekzaminimi psikiatrik për të pandehurin.

Nga të lartë cekurat, Gjykata ka vlerësuar se caktimi i paraburgimit  në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, për të parandaluar përsëritjen e veprës penale, dhe për të siguruar mbarëvajtjen e procedurës hetimore./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë