Loading…

Juventusi në çerekfinale të Kupës së Italisë

  • 18/01/2022 | 23:02

Juventusi në çerekfinale të Kupës së Italisë

Juventusi e ka siguruar një vend në fazën çerekfinale të Kupës së Italisë pasi e ka mposhtur Sampdorian me rezultat të thellë 4-1.


“Zonja e Vjetër” e tregoi seriozitetin me të cilin i është qasur kësaj ndeshje dhe e gjeti golin e parë në minutën e 25’ me anë të Cuadrados dhe ky në fakt ishte goli i vetëm i realizuar në pjesën e parë.

Në minutën e 52’ epërsia e vendasve u thellua në 2-0 me anë të Daniele Ruganit, por Andrea Conti e ngushtoi atë në minutën e 63’, transmeton KosovaPress.

Nga këtu e tutje, Juventusi realizoi edhe dy gola. Fillimisht Dybala dhe më pastaj edhe Alvaro Morata në minutën e 77’ nga penalltia.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë