Loading…

Juventus në krye të Serie A, mposhti kampionin

  • 08/12/2023 | 22:48

Juventus në krye të Serie A, mposhti kampionin

Juventusi ka arritur të mposhtë Kampionët e Italisë, Napolin me rezultat minimal 1:0, duke marr kryesimin e Serie A.


Juventusi e filloi më mirë ndeshjen, por Napoli kishte rastet më të mira.

Në pjesën e parë, Khvicha Kvaratskhelia pati rastin ideal, kur ishte vetëm përballë me portierin, por goditja e tij përfundoi jashtë kuadratit.

Giovanni Di Lorenzo po ashtu pati një mundësi të mirë, kur gjuajti me kokë pas një goditje nga këndi, por reagimi i Wojciech Szczesny ia mohoi golin.

Por në pjesën e dytë është një histori me “Zonjën e vjetër” që ka marr epërsinë.

Federico Gatti ka shënuar golin e vetëm fitores në këtë ndeshje.

Pas fitores, Juventusi ka marr kryesimin e Serie A, me 36 pikë, derisa Napoli mbetet në vendin e pestë me 24 sosh.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka luajtur nga minuta e parë këtë ndeshje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë