Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pajtuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, për ndarjen e Kosovës.
Kështu ka thënë juristi kosovar, Dastid Pallaska, transmeton gazetametro.net
Sipas Pallaskas kryeministri shqiptar dhe presidenti serb ishin pajtuar për ndarjen e Kosovë në takimin në Davos të Zvicrës.
Ai i ka bërë këto deklarata në emisionin ‘’Pressing’’ të T7.
“Serbia po synon me kriju Jugosllavinë e fundit. Në Davos të Zvicrës, në janar të këtij viti, presidenti Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, janë pajtuar që katër shtete të Ballkanit Perëndimor ta krijojnë një zonë ekonomike, që do ta ketë një sistem unik doganor. Nëse e citoj drejt deklaratën e Vuçiqit, pas atij takimi, kishte thënë me Shqipërinë kemi biseduar, Shqipëria është me ne, por nuk mund të flasë më shumë sepse nuk është fer ndaj kolegut tim, Edi Ramës, pasi që ai nuk e ka njoftuar askënd as në Shqipëri, e as në Kosovë”, ka thënë Pallaska.
“Definitivisht opsioni është që Kosova me e shkri subjektivitetin juridik ndërkombëtar në Shqipëri, dhe ashtu me pranu Serbia, sepse Serbia e njeh Shqipërinë. Edhe tash kur krijohet një Shqipëri e Madhe, krijohet një Serbi edhe më e madhe. Tash qajo Serbi shumë e madhe me Shqipërinë e Madhe, dhe me dy shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë me qenë pjesë e një zone ekonomike apo një sistemi doganor, në të cilin Serbia do ta ketë edhe primatin politik dhe ekonomik, vetëm pasi që është shteti më i madh”, tha tutje Pallaska.
Ndryshe, vetëm para pak kohësh, aktivistja e njohur serbe për të drejtat e njeriut, Sonja Biserko, kishte deklaruar se Rama dhe Vucic kishin filluar bisedimet për ndarjen e Kosovës. /gazetametro.net