Loading…

Juniku, komuna me performancën më të lartë për vitin 2016

  • 22/06/2017 | 13:53

Juniku, komuna me performancën më të lartë për vitin 2016

Ministria e Pushtetit Lokal publikoi sot raportin e performancës së komunave për vitin 2016.


Sipas këtij raporti, komunat për vitin 2016, kanë arritur performancë të përgjithshme prej 58.67 për qind.

Nga raporti i publikuar, si komunë me performancë më të ulët është ajo e Mamushës me 31.10 për qind, transmeton gazetametro.net

Rozafa Ukimeri nga MAPL, tha se një platformë e mirë komunale është atëherë kur qytetari është i kënaqur. Më tej ajo tha se në bashkëpunim me USAID dhe donatorët e tjerë kanë arritur që të avancojnë sistemin e menaxhimit të matjes së performancës, ndërsa shtoi se përmes këtij sistemi është formuar sistemi online i këtij raportimi.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Naim Ismajli, u shpreh se si Asociacion i Komunave, janë përpjekur që të japin maksimumin e tyre në matjen e performancës dhe se këtë herë siç tha ai, ky sistem i performancës ka pasur avancime krahasuar me matjet e kryera viteve të kaluara. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë