Loading…

Juniku bëhet me fabrikë të re

  • 21/11/2016 | 16:09

Juniku bëhet me fabrikë të re

Juniku është bërë me një fabrikë të re, kështu ka bërë të ditur ministri i Diasporës përmes një publikimi të bërë në rrjetin e tij social Facebook.

Murati së bashku me z.Nazmi Viqa, kryetarin e Unionit te Bizneseve te Diaspores Shqiptare ne Gjermani, kryetarin e komunes se Junikut z.Agron Kuçi dhe njerin nder vellezerit pronarë z.Zenun Krasniqi peruruan në Junik fabriken German Plast.

valon-murati

Kjo një fabrike moderne e prodhimit të gypave të ujit. Ky investim i diasporës kapë vlerën prej 1.5 milion eurove dhe fillimisht do të ketë të punësuar 10 punëtorë me mundësi që ky numër të shkojë deri në 40 punëtorë, shkruan gazetametro.net

Deri më tani kjo familje biznismenesh nga diaspora ka investuar deri në 5.5 milion euro dhe ka punësuar 110 punetorë.

“Edhe me këtë rast u dëshmua se biznesi i diasporës duhet të trajtohet me prioritet dhe kujdes nga të gjitha institucionet tona, sepse ky biznes ka gatishmërinë më të madhe për të investuar në Kosovë”, ka shkruar Murat në fund./gazetametro.net

valon

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë