Loading…

Judah: Rusia do të kishte dobi nga marrëveshja e Serbisë e Kosovës për ndryshim kufijsh

  • 13/11/2018 | 13:16

Judah: Rusia do të kishte dobi nga marrëveshja e Serbisë e Kosovës për ndryshim kufijsh

Sipas vlerësimit të analistit britanik, porosia e cila me takimin Putin-Thaçi i dërgohet kryetarit të Serbisë Aleksandar Vucic është: “Vazhdo”

Gazetari i analisti britanik Tim Judah ka vlerësuar sot se Rusia do të kishte dobi të madhe në qoftë se rezultat i bisedimeve të Beogradit e Prishtinës do të ishte këmbimi i territoreve.

“Rusia do të mund ta shfrytëzonte këtë precendent në tentim që të sigurojë përgjigje të ngjashme për territoret secesioniste, të cilat janë nën kontrollin e saj në Moldavi (Transdnjestri) e Gruzi (Osetia Jugore dhe Abhazia), i ka thënë Tim Judah angjencisë serbe Beta.

Duke komentuar takimin e kryetarit të Rusisë Vladimir Putin e Hashim Thaçi gjatë shënimit të 100-vjetorit të armëpushimit në Luftën e parë botërore, të dielën në Paris, Judah ka përkujtuar se “në vitin 2014, kur Rusia e ka marrë Krimenë, Putini e ka përmendur Kosovën si precendent.

“Pra, është e logjikshme që edhe në të ardhmen do të përdorë Kosovën në dobi të Rusisë”, ka shtuar ai, transmeton gazetametro.net.

Judah ka vlerësuar se takimi Thaçi-Putin në Paris është shenjë se Rusia do të mbështeste idenë mbi këmbimin e territoreve.

“Putini ka thënë se do të mbështesë gjithçka për çka Serbia e Kosovë merren vesh… Po të ishte kundër, do ta thoshte këtë qartë, si (kancelarja gjermane Angela) Merkel, por ai ka thënë se do të mbështesë për çka do që (Beogradi e Prishtina) merren vesh, e kjo është esenca e asaj për çka po bisedohet tash”, ka thënë Judah.

Sipas vlerësimit të analistit britanik, porosia e cila me takimin Putin-Thaçi i dërgohet kryetarit të Serbisë Aleksandar Vucic është: “Vazhdo”.

Për Putinin, ka shtuar ai, ka kuptim perfekt që të mbështesë ndryshimin e kufijve në rastin e Kosovës, sidomos pasi që Rusia e ka njohur Osetine e Jugut e Abhazinë, ndërsa tash ka probleme me Ukrainën.

“Sikur disi edhe të tjerët të mund të pranonin ndryshimin e kufijve, kjo do të ishte rrugëdalje për të (Putinin) dhe mënyrë për Rusinë që të legalizojë rrëmbimin e territoreve nga shtetet fqinje”, ka thënë Judah ndonëse, siç ka shtuar, nuk beson se kështu do të përfundojë për Putinin.

Ai ka shtuar se nuk duhet harruar se Putini kujdeset për interesat e tij, e jo për interesat e Serbisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë