Kapiteni indian Smit Machchhar, i cili u plagos rëndë gjatë një incidenti në bordin e një fluturimi të “flydubai”, ka rrëfyer përvojën e tij nga shtrati i spitalit në Abu Dabi., transmeton Gazeta Metro.
Gjatë një video-telefonate të premten me kryeministrin indian Narendra Modi, bisedë që zgjati rreth 10 minuta dhe u zhvillua në gjuhën guxharate, Machchhar i tha kreut të qeverisë se prej kohësh e konsideronte atë si idhullin e tij.
“Ju jeni idhulli im më i madh. Nuk e kisha menduar kurrë se do të flisja me ju”, i tha piloti Modit.
Machchhar më pas tregoi momentet e frikshme që përjetoi gjatë incidentit. Sipas rrëfimit të tij, përvoja prej 17 vitesh në aviacion e ndihmoi të kuptonte se avioni po humbiste lartësi, edhe pse në atë moment ishte i plagosur dhe i shtrirë në dyshemenë e kabinës së pilotit.
Pavarësisht gjendjes së tij, kapiteni bëri një përpjekje të fundit për të arritur te dera e kabinës së pilotëve.
Incidenti ndodhi pasi,Machchhar u sulmua nga nga nje terrorist bashkëpilot në bordin e avionit. Piloti indian pësoi lëndime të rënda dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor në Abu Dabi./gazetametro.net
An unforgettable conversation with Captain Smit, filled with pride and emotions. pic.twitter.com/CCf46PKOWR
— Narendra Modi (@narendramodi) October 2, 2026