Loading…

Jovanovic paralajmëron serbët: Nëse nuk gjendet zgjidhje për Kosovën, pasoja fatale për Serbinë

  • 05/09/2018 | 11:41

Jovanovic paralajmëron serbët: Nëse nuk gjendet zgjidhje për Kosovën, pasoja fatale për Serbinë

Lideri i Partisë Liberal Demokrate në Serbi, Çedomir Jovanovic, ka thënë se dështimi i mundshëm për zgjidhjen e problemit të Kosovës do të ketë pasoja fatale për Republikën e Serbisë.


Jovanovic për televizionit serb thotë se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdojë në Bruksel, duke shtuar se ky është momenti i fundit për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

“Nuk ka zgjidhje të mirë për Kosovën. Ne nuk zgjedhim ndërmjet të mirës dhe të keqes. Nuk është e vërtetë se nuk do të ndodh asgjë nëse nuk e zgjidhim problemin e Kosovës. Është një konflikt i ngrirë, është një konflikt që Serbia do të kolapsojë si shtet. Do të mbetemi të izoluar”, ka shtuar Jovanovic.

Sipas tij ky është shansi i fundit për t’i dhënë zgjidhje problemit të Kosovës.

“Ky është shansi i fundit për brezin tonë. Serbia nuk mund të përballojë për të pritur edhe 10 vjet tjera apo 15, apo edhe 100, për ta zgjidhur çështjen e Kosovës”, është shprehur politikani serb.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë